Ernst Reichel sot në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Emisari gjerman për Ballkanin, Ernst Reichel do të vizitojë sot Kosovën.
Zyrtari gjerman kishte kritikuar veprimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës duke pyetur VV, AAK e NISMA se pas gazit çfarë armësh do të përdorin në Parlament.

Reichel duke iu referuar sjelljeve të opozit╒s gjatë seancës së fundit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se “në demokraci politikat ndryshohen vetëm duke i bindur votuesit dhe duke i fituar zgjedhjet e radhës”.

Ai kishte pyetur opozitën se çfarë armësh do të përdorin pas gazit lotsjellës.

Reichel poashtu kishte pyetur opozitën se me çfarë të drejte mendojnë se mund t’ia imponojnë vullnetin e tyre një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike e cila përfaqëson shumicën e votuesve.

“Opozita nuk pajtohet me Qeverinë, si zakonisht. Por në sisteme demokratike, ndërrimi i politikave nënkupton t’i bindësh votuesit dhe t’i fitosh zgjedhjet e ardhshme. Nëse tani opozita ka sulmuar me gaz lotsjellës, çfarë forme të dhunës do të përdorin më pas? Me çfarë justifikimi beson opozita që mund t’ia imponojë vullnetin e saj një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike që përfaqëson shumicën e votuesve?”, ka shkruar Reichel në Facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ernst-reichel-sot-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala