Ernst Reichel: Opozita të ndalojë përpjekjet për ti bërë shantazh popullit

Autori:Avdyl Pajaziti

Emisari gjerman për Ballkanin, Ernst Reichel ka komentuar zhvillimet e dy dite më parë që ndodhën në Kosovë, ku opozita u përlesh me policinë gjatë protestave për shkak të arrestimit të deputetes së AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi.

Reichel përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka folur edhe për tubimin e thirrur nga opozita me 28 Nëntor.

“Siç duket sot nuk do të ketë trazira. Ky është një lajm i mirëpritur. Por, populli i Kosovës duhet të jetë në gjendje për të festuar “Ditën e Flamurit” në paqe dhe në siguri. Opozita duhet të ndalë përpjekjet për ti bërë shantazh popullit të Kosovës, si dhe përfaqësuesve të tyre të zgjedhur. Kjo është e kotë, por edhe shumë e dëmshme për demokracinë e re të Kosovës dhe imazhin e saj në botë”, ka shkruar Reichel.

Ai më pas ka theksuar se opozita duhet të mësojë të respektojë vullnetin politikë të shumicës si shprehet në zgjedhjet e lira.

“Unë ende shpresoj se ka zëra të arsyeshëm brena opozitës. Unë jam duke pritur ti dëgjoj ato”, shkruan Reichel.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ernst-reichel-opozita-te-ndaloje-perpjekjet-per-ti-bere-shantazh-popullit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala