Ernest Luma: “Nga AAK u largova për shkak të presionit të madh”

Autori:Avdyl Pajaziti

Ernest Luma, tashmë ish-zëdhënës për media i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se largimi i tij ka ardhur si pasojë e zhvillimeve të fundit.

Ai ka thënë se reagimet ndaj tij janë më shumë “show”, sesa të arsyeshme.

“Konsideroj se kam pasur të drejtë, sepse ai urim është tradicional për myslimanët që shkojnë në haxh”.

“Zhvillimet e fundit janë arsye e largimit tim nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”.

“U bë presion i madh edhe nga portale të ndryshme”, ka shpjeguar Luma.

“Ka pasur një mosdakordim dhe një klimë jo të mirë dje dhe sot në AAK”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ernest-luma-nga-aak-u-largova-per-shkak-te-presionit-te-madh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala