Erhard Busek viziton Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Në kuadër të shënimit të festimeve të Miqësisë Austriako- Kosovare, përkatësisht mbajtjes së Ditëve të Shëndetësisë Austriako-Kosovare, sot në Ministrinë e Shëndetësisë, do të qëndrojë diplomati i shquar austriak, Erhard Busek, ish-Koordinator i Paktit të Stabilitetit i Bashkimit Evropian.

Ai do të ketë një takim me Ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe bashkëpunëtorët e tij, dhe më pas do të vizitojë edhe Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pas takimit në Ministri të Shëndetësisë, i cili do të fillojë në ora 9:25 minuta, do të ketë deklarata të shkurtëra për media nga ana e Ministrit dhe z. Busek, kurse vizita në Klinikën e Neonatologjisë (QKUK), do të realizohet prej orës 10:30-11:30.

Erhard Busek, është kryetar nderi i Forumit të njohur “Alpbach” që paraqet një platformë të diskutimit intelektual ku zhvillohet trashëgimia kulturore, shkencore dhe humanitare dhe ku promovohet integrimi evropian, ndërsa ai ka shërbyer si Koordinator i BE-së për Paktin e Stabilitetit; është këshilltar i Iniciativës Ekonomikë në Kosovë që nga viti 2008, ndërkohë që gjatë mandatit të tij si Ministër i Arsimit i Austrisë, mundësoi pranimin e diplomave kosovare në shkollat austriake gjatë viteve të nëntëdhjeta.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/erhard-busek-viziton-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala