Ergodan sot në Shqipëri, kjo është agjenda

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë të Presidentit shqiptar Bujar Nishani. Vizita e Kreut të shtetit turk nis në ora 10:00 me ceremoninë zyrtare të pritjes në Presidencë. Më pas ai do të takohet me homologun Nishani, takim që do të pasohet nga nënshkrimi i një marrëveshje

Rreth orës 14:00, Erdogan do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe sipas njoftimit të Presidencës në orën 15 Erdogan do të jetë në ceremoninë e fillimit të punimeve për Xhaminë e Namazgjasë.

Ndërkohë që gjatë vizitës së tij në Tiranë, Erdogan do të zhvillojë edhe një tryezë me biznesin. Presidenti turk Erdogan do të shoqërohet në këtë vizitë nga një grup biznesmenësh turq që pritet të jenë mbi 100. Në fillim të marrjes së mandatit, kryeministri Rama e shpalli Turqinë si partnere strategjike të Shqipërisë. Në maj të vitit 2014 Presidenti Erdogan anuloi vizitën për shkak të një tragjedie në një miniere në Turqi, ku gjetën vdekjen 201 minatorë.

Agjenda e Erdogan’it në Shqipëri

Ora 10:00: Ceremonia zyrtare e pritjes në Presidencë; takimi tet a tet; bisedimet midis delegacioneve dhe nënshkrim marrëveshje.

Ora 12:00: Konferencë e përbashkët për shtyp.

Ora 15:00: Ceremonia e fillimit të punimeve në Xhaminë e Namazgjasë, në prani të Presidentit Nishani.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ergodan-sot-ne-shqiperi-kjo-eshte-agjenda/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala