Erdogani i ikë helmimit

Autori:Avdyl Pajaziti

Çdo vakt që i serviret Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është i kontrolluar, si në shtëpi ashtu edhe jashtë vendit, ka thënë mjeku i tij personal.

 

Mjeku Cevdet Erdol i tha të martën gazetarëve se një laboratori special për analizat e ushqimit do të ndërtohet në pallatin Presidencial ku qëndron Erdogan, për t’u siguruar që të gjitha ushqimet që ai konsumon të jenë të sigurta. “Çdo pjatë do të kontrollohet nga profesionistë mjekësor të kualifikuar”, tha ai.

 

“Figura të shquara nuk po vriten vetëm përmes plumbave në këto kohë”, tha Erdol. Aktualisht mostra të ushqimit të konsumuar nga presidenti analizohen në laboratorë në Ankara dhe në Stamboll, gjithashtu ushqimi kontrollohet edhe kur ai kryen vizita jashtë vendit.

 

“Ndërkohë, një ekip prej 5 anëtarësh në pallatin Presidencial qëndron në gatishmëri 24 orë në ditë, duke analizuar çdo gjë që ai konsumon për t’u mbrojtur nga rrezatimi, materialet kimike dhe bakteret”.

 

“Për fat të mirë, ne nuk kemi pasur asnjë incident serioz”,  tha mjeku personal i Erdogan, duke shtuar se ushqimi ishte blerë vetëm nga burime të sigurta.

 

Presidenti i tetë i Turqisë, Turgut Ozal, i mbijetoi atentatin në 1988, kur një person i armatosur e qëlloi atë në një kongresin e partisë. Anëtarët e familjes besonin se Ozal, i cili vdiq në zyrën e tij në 1993, ishte helmuar, por një gjykatë në 2012-ën e përjashtoi këtë mundësi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/erdogani-i-ike-helmimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala