Erdogan telefonon Putinin: Do të sulmojmë sërish në Siri dhe Irak

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u ka bërë të ditur krerëve të Rusisë dhe të irakut se Ankaraja do të ndërhyjë në Siri dhe Irak për të shkatërruar grupet e armatosura të ISIS dhe PKK-së, të cilat kërcënojnë sigurinë kombëtare turke.

Erdogan ka folur në telefon me Putin-in, ngaqë Rusia është “protektorja” politike e Basher al Asadit dhe i ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme për të ngritur një qeveri tranzicioni.

Siç bën të ditur televizioni publik turk TRT, Erdogan, gjatë bisedës telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, vuri gishtin mbi kërcënimin, që situata kaotike në Siri përbën për sigurinë kombëtare të Turqisë.

Erdogan shpjegoi se, në kuadër të së drejtës për vetëmbrojtje të njohur nga marrëveshjet dhe traktatet ndërkombëtare, Turqia ka asgjësuar disa pozicione të ISIS (DAESH-it) në territoret siriane dhe është e vendosur për të likuiduar kanosjet, që mund të vijnë nga çdolloj terrori, përfshi PKK-në.

Ai tha gjithashtu se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë përpjeke të përbashkëta për të formuar një qeveri tranzicioni në Siri, legjitimiteti i të cilës nuk do të vihej në dyshim dhe do të mbështetej nga i gjithë populli sirian.

Kurse Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, përcolli ngushëllimet e vendit dhe popullit të tij për civilët, ushtarët dhe policët e vrarë në sulmin terrorist të 20 korrikut në Suruç dhe aktet e tjera terroriste të ditëve të fundit në Turqi, si dhe uroi shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit në këto ngjarje të rënda.

Gjatë bisedës telefonike, Erdogan dhe Putin ranë dakord edhe për të realizuar një takim dypalësh në samitin e G20-s, që do të mbahet në muajin nëntor të këtij viti, në Ant

Kreu i shtetit turk, bisedoi edhe me homologun irakian, ku vuri theksin mbi vendosmërinë e Ankarasë në luftën antiterror.

Erdogan tha se do të luftojnë deri në fund kundër organizatave terroriste, duke e cilësuar ISIS-in si një virus të përhapur në rajon.

Më tej, lideri turk nënvizoi se edhe PKK-ja është një “bela” për rajonin, ndërsa shtoi se lufta e gjithanshme me këtë organizatë terroriste do të vijojë derisa ajo t’u japë fund akteve të saj në Turqi.

Presidenti irakian, Fuad Masum, nga ana e tij shprehu keqardhje të thellë për shkak se disa zona të vendit të tij janë ende nën pushtimin e ISIS-it dhe PKK-së, si dhe nënvizoi rëndësinë e madhe të bashkëpunimit në luftën kundër organizatave terroriste.

Pasi i përcolli homologut turk ngushëllimet e tija dhe popullit irakian për viktimat e sulmeve terroriste të ditëve të fundit në Turqi, Masum sqaroi se i ka pritur me mirëkuptim operacionet, që ushtria turke ka ndërmarrë pas sulmeve./tesheshi.com/putin

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/erdogan-telefonon-putinin-do-te-sulmojme-serish-ne-siri-dhe-irak/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala