Erdogan: Sulmuesit dëshirojnë ndarje mes qytetarëve

Autori:Gazeta Fjala

Presideti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në lidhje me sulmin terrorist me bombë në Ankara tha se: “Dënoj ashpër këtë sulm barbarë i cili është bërë bërë për të prishur unitetin dhe qetësinë e vendit tonë. Ne jemi kundër çdo organizate terroriste apo akti terrorist, pa bërë dallime burimi, synimi apo emri”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Jam trishtuar kur mësova këtë sulm barbarë në stacionin e trenit në Ankara ku humbën jetën shumë qytetarë të vendit tonë ka thënë Erdoğan dhe në vazhdim të fjalës së tij dhe ka shtuar se: “Dënoj ashpër këtë sulm barbarë i cili është bërë bërë për të prishur unitetin dhe qetësinë e vendit tonë. Ne jemi kundër çdo organizate terroriste apo akti terrorist, pa bërë dallime burimi, synimi apo emri. Jemi të prirur të jemi të gjithë së bashkë kundër këtyre sulmeve.”

“Ata të cilët veprojnë me standarte të dyfishta janë ata që i japin ndihmën më të madhe organizatave terroriste dhe sulmeve të tyre. Nuk ka asnjë dallim mes sulmeve terroriste të më parshme ndaj ushtrisë, policisë, popullatës civile, rojeve të sigurisë me sulmin e sotëm. Ne si popull, veçanërisht; partitë politike, shoqëria civile dhe media duhet të qendrojmë me një sensibilitet përballë këtyre sulmeve,” ka shtuar Erdogan, transmeton Express.

Sipas tij, synimi i sulmit është të fusë përplasje në shtresa dhe grupime të ndryshme të shoqërisë

“Qendrimi jonë i përbashkët dhe i palëkundur kundër këtij sulmi do të jetë përgjigja më kuptimplotë që i japim organizatave terroriste dhe sulemve të tyre. Synimi i këtij sulmi është të fusë në një përplasje shtresa dhe grupime të ndryshme të shoqërisë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/erdogan-sulmuesit-deshirojne-ndarje-mes-qytetareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala