Erdogan, paralajmëron Rusinë: mos luajë me zjarr

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidenti turk Tajip Erdogan ka paralajmëruar Rusinë që të mos “luajë me zjarr.” Këto deklarata nga presidenti turk vinë pas rrëzimin të një aeroplani rus këtë javë, por Erdogan ka shtuar se ai nuk ka dashur të dëmtojë marrëdhëniet me Moskën.

Erdogan i bëri këto komente në një fjalim në verilindje të Turqisë, në një transmetim të drejtpërdrejt në televizion.

Avionët turq kanë rrëzuar aeroplanin luftarak të Rusisë, i cili ka qenë duke kryer sulme ajrore në veri të Sirisë.

Një pilot rus ka vdekur nga ky incident.

Turqia insiston se avioni rus ka shkelur hapësirën e saj ajrore, gjë që hidhet poshtë nga Moska.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/erdogan-paralajmeron-rusine-mos-luaje-me-zjarr/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala