Erdogan: “Origjina” e sulmeve me bomba në Siri

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, thotë se Turqia ka informacione të inteligjencës, që sugjerojnë se dy sulmet vetëvrarëse me bomba më 10 tetor, nga të cilat u vranë 97 vetë, ishin planifikuar nga militantët të cilët e kanë “origjinën” në Siri.

Ai theksoi se autoritetet nuk e përjashtojnë asnjë grup në hetimet për sulmet vdekjeprurëse gjatë një tubimi paqësor në Ankara.

Në këtë kuadër ai tha se kërkimi për keqbërësit i përfshinë lidhjet ndërmjet militantëve të Shtetit Islamik dhe Partisë Punëtore të Kurdistanit (PPK), që është e jashtëligjshme në Turqi.

Presidenti i Turqisë i ka hedhur poshtë sugjerimet e një partie prokurde se zyrtarët shtetërorë mund të kenë rol në sulme kundër mbështetësve opozitarë të krahut të majtë dhe aktivistëve kurdë, duke thënë se këto akuza janë të bazuara në thashetheme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/erdogan-origjina-e-sulmeve-me-bomba-ne-siri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala