Erdogan: Në atë rajon ku u rrëzua avioni rus s’ka ISIS, aty janë vllezërit tanë turkmenë

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdoğan tha se, “Rajoni ku janë Turkmenët e Bayırbucak-ut nuk është rajoni ku ndodhet DAESH. Askush të mos e mashtroje askënd. Atje janë Turkmenët e Bayırbucak-ut, janë bashkëatdhetarët tanë, janë të afërmit tonë dhe duke thënë se “Jemi duke goditur organizatën terroriste ISIS” godasin Turkmenët e Bayırbucak-ut”, raporton Anadolu Ageny (AA).

Presidenti Erdoğan i cili në kuadër të ditës së Mësuesve në Turqi dha një recepcion bëri vlerësime në lidhje me ngjarjet e fundit.

Erdoğan i cili tha se Turkmenët e Bayırbucak-ut janë në përpjekje të mbrojtjes së tokave të tyre dhe i kanë dërguar familjet e tyre nëpër kampe, vazhdojnë të rezistojnë.

Turkmenët e Bayirbucak-ut për shkak të afërsisë farefisnore me vendin tonë ashtu siç janë Turkmenët e Halepit, Humusit, Damaskut, Golanit kanë një vlerë të ndryshme për ne. Shumë mirë i dijmë qëllimet pas sulmeve të cilat i shënjestrojnë Turkemnët e Bayırbucak-ut​ nga ana e regjimit të Asadit dhe ata të cilët mbështesin regjimin. Qellimi i vetëm në këtë rajon ku gati se asnjë prani nuk ka ISIS-i është mbështetja e regjimit të Asadit. Turqia ka vendosur që linjën nga Cerablus​ e deri në Detin e Mesdheut ta pastroje nga organizatat terroriste. Ne si Turqi i mbështesim vëllezrit tonë që jetojnë në këtë rajon dhe do të vazhdojmë ti mbështesim” tha Erdoğan.

“Mobilizojmë të gjitha mundësitë tona për ti ndihmuar vëllezërit tanë”.

Presidenti Erdoğan duke theksuar se populli asnjëherë nuk do ti falë ata që janë duke i sabotuar ndihmat e bëra për Turkmenët e Bayirbucak-ut vetëm për të krijuar një perceptim kundër tij dhe qeverisë tha se, “Mobilizojmë të gjitha mundësitë tona edhe në vendin tonë por edhe në anën tjetër të kufirit për ti ndihmuar vëllezërit tanë që janë duke luftuar në rajon në kushte të vështira”.

Erdoğan i cili theksoi se së bashku me shtetet aleate së shpejti do ta zbatojnë praktikën rajoni i sigurisë në linjën Cerablus-Deti Mesdhe, tha se në njërën anë do ti parandalojnë dramat e reja njerëzore ndërsa nga ana tjetër do ti ofrojnë mundësi refugjatëve të cilët duan të jetojnë në atdheun e tyre. Erdoğan në vazhdim tha: “Ata të cilët nuk do ti ndihmojnë ose do ta parandalojnë Turqinë në këtë përpjekje, do të jenë shkaktar të vdekjes të çdo njeriut në Siri”.

Presidenti turk në vazhdim tha: “Ne nuk kemi asnjë përpjekje tjetër përveç se ti sigurojmë popullit të Sirisë një të ardhme të sigurt dhe stabil. E dimë se edhe siguria jonë kalon nga kjo. Njësoj edhe shpëtimi i Europës nga kriza e refugjatëve dhe terrorizmit kalon nga stabiliteti i Sirisë. Shpresojmë që ditët e ndritshme për vëllezrit tonë janë afër. I uroj suksese vëllezërve tonë Turkmenë në luftën e tyre, lutjet dhe mbështetjet tona do të jenë deri në fund me ato”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/erdogan-ne-ate-rajon-ku-u-rrezua-avioni-rus-ska-isis-aty-jane-vllezerit-tane-turkmene/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala