Erdogan i jep fjalën Thaçit

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dhënë fjalën zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi për përkrahjen e tij në rrugën e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
Thaçi ka thënë se tani po niset në Paris optimist për votimin ndaj Kosovës.

Ja postimi i Thaçit në Facebook:

Sapo përfundova takimin me Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan. Biseduam për raportet e shkëlqyera në mes shtetit turk dhe atij kosovar, për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. E falënderova Presidentin Erdoğan për mbështetjen e tij dhe të Turqisë për shtetin e Kosovës dhe popullin e saj. Në vazhdën e angazhimit tonë për UNESCO, tash po nisem për në Paris.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/erdogan-i-jep-fjalen-thacit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala