Era e fuqishme shkakton dëme në Mitrovicë

Autori:Gazeta Fjala

Mitrovica gjatë tërë natës është përfshi nga një erë e fuqishme, e cila ka shkaktuar dëme të konsiderueshme. Era ka shkatërruar tërësisht kulmin e një ndërtese shumëkatëshe dhe në disa shtëpi të tjera njëkatëshe, mbi të cilat kanë ra pjesë të llamarinës nga pullazi i shkatërruar.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Mitrovicës, Musa Dragaj, që na mëngjesi i hershëm ka dalë në vende të ndryshme ku era ka shkaktuar dëme, ku ka ndërmarrë masa konkrete për të evituar rreziqet që u janë kanosur qytetarëve.

Sipas Dragajt, në qytet, era ka shkatërruar tërësisht kulmin e një ndërtese shumëkatëshe afër Xhamisë së haxhi Veselit, me ç’rast përveç në këtë ndërtesë, dëme janë shkaktuar edhe në disa shtëpi të tjera njëkatëshe, mbi të cilat kanë ra pjesë të llamarinës nga pullazi i shkatërruar.

Po ashtu, Dragaj ka thënë se dëme të pullazeve të ndërtesave ka pas edhe në Qendrën kolektive për banim në Shipol, në një shtëpi tjetër po në Shiplol, ku pastaj uji ka depërtua brenda dhe ka shkaktuar dëme edhe në makinat qepëse në punëtorinë e atyshme. Ndërsa në Kaqandoll, ka shtuar Dragaj, është dëmtuar rëndë një fermë e lopëve, ku përveç kulmit, është dëmtuar edhe sistemi i pllakëzave solare.

Po ashtu, ka thënë ai, është dëmtuar edhe rrjeti elektrik në disa vendbanime të qytetit dhe si pasoje e kësaj, nga oar 18:00 e ditës së shtunë e deri rreth orës 12: të disa së diel, rrymë nuk kanë pas Kqiqi, Zasella, Shupkofci, Vërrnica, Pirqi Shiploi, e disa vendbanime të tjera. Madje, në disa sosh, rrymë nuk kishte as deri në momentin e dërgimit të kësaj komunikate.

Drejtori Dragaj ka thënë po ashtu, se edhe kanali i sistemit Ibër-Lepenc, paraqet rrezik për Lushtën e disa fshatra të tjera kah ai kalon, pasi që ai është mbushur përtej nivelit të duhur me ujë, si pasojë e mbylljes në disa vende ku janë vendosur rrjetat.

Ai apelon tek Kompania Ibër-Lepenc që të marrë masa për zhbllokimin e rrjetave, pasi që ekziton rreziku real që uji të dalë nga kanali dhe të vërshoi fshatrat kah ai kalon.

Drejtori Dragaj tha se të hënën do të funksionalizohet komisioni për vlerësimin e dëmeve, i cili më pastaj do t’ia paraqes raportin kryetarit Bahtiri, por i cili më parë do të shqyrtohet edhe në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/era-e-fuqishme-shkakton-deme-ne-mitrovice/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala