Eqrem Kryeziu për Isa Mustafën: Ti falim rrenat, por jo edhe…

Autori:Zekirja Shabani

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i LDK’së, Eqrem Kryeziu ka akuzuar rëndë kryeministrin Isa Mustafa. Ai në profilin e tij në Facebook ka thënë se Mustafa ka gënjyer për shumë gjera, disa nga të cilat edhe i ka numëruar. E për të cilat Kryeziu ka thënë se kurrë nuk do t’ia falë.

Ky është postimi i plotë i Eqrem Kryeziut:

Vetëm pushtet i mefshtë edhe lakuriq

Kur Lucius Annaeus Seneca hyri në vaskë për të bërë vetëvrasje, gjersa i rridhte gjaku nga venët, i shkruajti letër Neronit.

Edhe i tha: “Nxënësi im i dashur, jam gati të t’i fal të gjitha prapësirat edhe ligësitë, por një gjë nuk ta fal kurrë – kohën që ma merrje duke dëgjuar poezitë e tua të mjera.”

Edhe Isa Mustafës do t’ia falnim rrenat e mëdha të përmasave gjithëkombëtare (“kurrë me PDK-në”, “ika, po nuk e bëra LDK-në fituese”, “gjithmonë me Blokun”, “do bëjmë qeveri funksionale e të vogël”, “do luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin”), porse nuk mund t’ia falim referatet sa të gjata aq edhe të mërzitshme.

Kryeziu këtë postim e ka ilustruar edhe më këtë foto.

eqrem

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/eqrem-kryeziu-per-isa-mustafen-ti-falim-rrenat-por-jo-edhe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala