Eqrem Kryeziu: Nexhat Daci sikur Ivica Daçiçi

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish- anëtar i Kryesisë së LDK-së Eqrem Kryeziu, fjalorin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci e ka krahasuar me atë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

“Cilësim i Dacit ishte i bukur, daçist”, thotë Kryeziu për “PrizrenPress”.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci në emisionin “Komitetit”, ka fyer rënd Eqrem Kryeziun, duke e quajtur “bandit” dhe “Karaxhiq”

Sipas tij, Eqrem Kryeziu bashkë me Naim Jerliun, pa paralajmërim kishin shkuar për të takuar në Parlamentin e Kosovës.

“Banditi i Prizrenit më tha se kemi ardhur për të komunikuar që ta nënshkruash dorëheqjen dhe me e pru në parti. Kush? Unë me nënshkruar dorëheqjen, jashtë !”, ka treguar Daci.

Ish- anëtar i Kryesisë së LDK-së Eqrem Kryeziu,pranon se ia kërkuar dorëheqjen Nexhat Dacit.

“Po, unë ia kam kërkuar dorëheqjen”, tregon Kryeziu.

Ai mohon se është përzënë nga Daci nga zyra e Parlamentit.

“Jo, nuk është e vërtet”,tregon ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/eqrem-kryeziu-nexhat-daci-sikur-ivica-dacici/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala