Epoka e re e akullit pritet të arrijë në vitin 2030

“Epoka e vogël e akullit”, siç e quajnë hulumtuesit, e cila e kishte goditur botën gjatë shekujve 17 e 18, pritet që Tokën ta përfshijë në vitin 2030.
Ky është përfundimi i kërkimeve të profesorëve të Universiteti në Nortumbery që u prezantua në Takimin kombëtar të astronomëve në Wels, Britnaie Madhe.
Dihet se Dielli ka fushën e vet magnetike amplituda e të cilës si dhe konfigurimi hapësinor variojnë sipas kohës.
Krijimi dhe shkatërrimi i fushave të fuqishme magnetike në Diell sjellin ndryshime në rrezatimin elektromagnetik, e shkencëtarë kanë vërtetuar, se ato ndryshojnë ciklet relativisht të rregullta nga 110 dhe 90 vjet.
Gjatë kërkimit të fundit, të cilin e kanë publikuar tri revista, hulumtuesit kanë analizuar tërë prapavijën e fushës magnetike gjatë tri cikleve të aktiviteteve diellore.
Ata kanë zbuluar se në periudhën ndërmjet 2030 dhe 2040 do të ndodhë rënia drastike e aktivitetit diellor sikur në shekullin 17 e 18 kur lumenjtë Danub e Tamiz ishin krejtësisht të ngrirë dhe qëndruan me vite të tillë.
Se a do të ndodhë ky skenar, do ta dimë pas pesë vjetësh.