Epitafi i Isa Boletinit

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Republikës së Kosovës ka dhënë vendim që eshtrat e Isa Boletinit përfundimisht të rivarrosen në vendlindjen e tij, në fshatin Boletin, Mitrovicë. Gjithashtu kabineti qeveritar ka ndarë 50 mijë euro për rivarrimin e heroit kombëtar, Isa Boletini.

Ndërkohë ministri i FSK-së, Haki Demolli ka thënë se me rastin e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar, më 10 qershor, të gjitha qytetet e Kosovës do të dekorohen me flamuj kombëtarë dhe ata shtetërorë.

“Ndërkaq epitafi i Isa Boletinit, i vendosur nga Akademia e Shkencave dhe Instituti i Historisë së Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të jetë ‘Eshtrat dhe trupi im tani pushojnë në dheun e Kosovës’”, ka thënë stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/epitafi-i-isa-boletinit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala