Enver Hasani veç edhe dy javë në Kushtetuese

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i kanë mbetur më pak se dy javë deri në përfundimin e mandatit, gjatë të cilit ai është kritikuar shumë për vendime të padrejta e në favor të Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan “Zeri”.

Përveç Hasanit, më 26 qershor mandati i përfundon edhe gjyqtarit Kadri Kryeziu. Prandaj largimi i këtyre gjyqtarëve dhe ardhja e dy gjyqtarëve të rinj e të paanshëm, sipas përfaqësuesve të partive politike dhe analistëve mund të ndikojë pozitivisht në kthimin e imazhit dhe kredibilitetit te Gjykata Kushtetuese.

Për këto dy pozita si gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë të kësaj Gjykate ia ka propozuar Kuvendit për votim gjashtë kandidatë: Gresa Cakaj-Nimani, Remzije Istrefi-Peci, Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, Hashim Çollaku, Safet Hoxha, Zef Prenrecaj.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/enver-hasani-vec-edhe-dy-jave-ne-kushtetuese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala