Enver Hasani po hetohet për keqpërdorim të parasë publike dhe falsifikim

Autori:Avdyl Pajaziti

Është interpretues i aktit më të lartë juridikë të shtetit, Gjykatës Kushtetuese, por kreu i saj, Enver Hasani po hetohet për dy raste të ndryshme nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të parasë publike dhe falsifikime.

Prokuroria speciale e Kosovës nga viti 2014 është duke u marrë me rastin e parë, për të vazhduar më pas edhe me rastin tjetër, kundër Hasanit, shkruan ‘Zëri’.

Lënda e parë ka të bëjë me lidhjen e një kontrate për përkthimin e librave në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Institutit të Studimeve Ndërkombëtare nga Tirana, në kohën kur Hasani ishte rektor, ndërsa rasti tjetër më i ri është ngritur nga Avokati i Popullit, Sami Kurteshi. /Zëri/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/enver-hasani-po-hetohet-per-keqperdorim-te-parase-publike-dhe-falsifikim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala