Enver Hasani niset për Turqi

Autori:Avdyl Pajaziti

Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i prirë nga kryetari i Gjykatës, Enver Hasani, ka udhëtuar sot për në Ankara.

Kryetari Hasani dhe delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sipas një komunikate për media thuhet të jenë ftuar për të marrë pjesë në simpoziumin ndërkombëtar me temë: “Vlerësimi i aktgjykimeve në parashtresat individuale – sfidat dhe mjetet juridike”, i cili do të mbahet në kryeqytetin turk, më 27 dhe 28 prill 2015.

Simpoziumi organizohet me rastin e kremtimit të përvjetorit të 53-të të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë.

Gjatë vizitës në Ankara, kryetari Hasani do të takohet edhe me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, Zühtü Arslan.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/enver-hasani-niset-per-turqi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala