Enver Hasani “avulloi” 70 mijë euro të UP-së ?

Autori:Avdyl Pajaziti

Mbi 70 mijë euro më shumë se që ka qenë e nevojshme i ka paguar rektorati i Universitetit të Prishtinës (UP), Institutit për Studime Ndërkombëtare (ISN) nga Tirana, për përkthimin e disa librave nga gjuha angleze në shqip, për nevojat e UP-së.

Historiku i kësaj pagese enorme, shpjegohet qartë në aktakuzën e ngritur ndaj ish-rektorit të UP-së, Enver Hasanit, dhe dy zyrtarëve tjerë – ish-shefit të prokurimit të UP-së Hakif Veliut dhe Albert Rakipit, drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare në Tiranë.

Tre të lartpërmendurit, akuzohen nga Prokuroria e Shtetit se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për Institutin për Studime Ndërkombëtare në Tiranë, kanë falsifikuar kontratën origjinale “Përkthimi i librave nga gjuha angleze në gjuhën shqipe, për nevojat e Universitetit të Prishtinës”. /zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/enver-hasani-avulloi-70-mije-euro-te-up-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala