“Engjujt e biznesit” në Kosovë

Bota moderne është e varur nga fusha e inovacionit në kryerjen e obligimeve ditore dhe biznesore. Inovacioni mundëson lehtësimin e bizneseve, duke përdorur teknologjinë në favor të ekonomisë. Mbi këto premisa Qendra Inovative e Kosovës (ICK) ka mbajtur konferencën “Engjujt e biznesit në Kosovë, sipërmarrjet dhe ekosistemi inovativ”.
Alejtin Berisha nga “Rrjeti i Engjujve në Biznes në Kosovë” (Kosban), ka nënshkruar marrëveshje me “Rjetin e Engjujve në Biznes në Turqi”. Berisha u shpreh se krijimi i një ekosistemi dhe bashkëpunimi me rrjetin e njëjtë nga Turqia është mundësie e mirë për sjelljen e investimeve në vend.
“Secila formë e bashkëpunim ka rëndësinë e vetë veçmas ato në ekonomi. Kjo marrëveshje do t’i kontribuojë zhvillimit të një ekosistemi dhe mundësinë potenciale për të investuar në vend”, theksoi Berisha.
Ndërsa ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songyl Ozan, tha se Turqia e Kosova tashmë e kanë një histori bashkëpunimi ekonomik duke filluar nga ndërtimi i autostradës dhe sistemi bankar dhe të sektorët e tjerë tregtar.
”Kosova ka ndërtuar institucione demokratike, ka krijuar siguri, ka filluar përmirësim ekonomik dhe Turqia e ka mbështetur Kosovën gjithmonë që nga transporti, bankat dhe sektorët tjerë të tregtisë. Ne poashtu po ndihmojnë në avancimin e femrave në biznes”, ka thënë ambasadorja e Turqisë, Songyl Ozan.
Ndërsa ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, theksoi nevojën e ndihmesës së institucioneve qeveritare në zhvillimin e mundësive të punësimit për të rinjtë.
“Kosova ka një resurs që nuk e ka as Gjermania as Norvegjia dhe po thuajse asnjë vend në botë. Institucionet duhet ta kenë prioritet zhvillimin e krijimit të mundësive të te rinjve veçmas në fushën e inovacionit, sepse ata janë të aftë në teknologji dhe dinë gjuhën angleze. Hap pas hapi kjo do të zhvillonte edhe vendin”- ka potencuar ambasadori Braathu.
Nga ana tjetër ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka falënderuar vendet e ambasadorëve për ndihmën e ofruar në fushën innovative dhe lëmit e tjera. Ajo ka thënë se Qeveria e Kosovën e ka primare në agjendë fushën e ekonomisë.
“Ekonomia është agjenda e Qeverisë, kemi ofruar mbështetje prej agro-kulturës, zbatimin e standardeve për import dhe eksport me laboratore të cilësisë së produkteve, përmirësimin e infrastrukturës që do të na mundësoj qasje të lehtë në BE”- ka thënë ministrja Bajrami.
Për rëndësinë e inovacionit dhe bashkëpunimin e “Rrjevete të Engjujve në Biznes” mes Kosovën dhe Turqisë, kryetari i “Rrjetit të Engjuve në Biznes në Turqi”, Baybars Altuntas, tha se duhet ta shfrytëzojmë fushën e inovacionit për qëllime ekonomike dhe jo të kemi pretendime vetëm që të zëmë poste në ministri ose media.
Ndërsa Fuat Sami pronar nga Turqia i “Lab X “, ka lënë të hapur mundësinë e investimeve në Kosovë.
Uranik Begu i ka thënë gazetës Fjala se qëllimi i kësaj konference ishte ngritja e bashkëpunimit të një ekosistemi inovativ mes Turqisë dhe Kosovës dhe mundësisë së tërheqjes së investimeve në vend.
“Konferenca ishte në frymën e bashkëpunimit dhe qëllim kishte ngritjen e bashkëpunimit në ekosistemin inovativ. Qëllimi i kësaj konference përveç bashkëpunimit pretendojmë të tërheqim investime në vend” është shprehur për gazetën Fjala, Uranik Begu./Gazeta Fjala/.