Engel: Nëse Kosova nuk e themelon Gjykatën Speciale, e themelon OKB-ja

Autori:Avdyl Pajaziti

Kongresmeni, Eliot Engel tha të enjten në Prishtinë se Kosova duhet të punojë në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, zhvillimin e ekonomisë, ndërsa këshilloi institucionet e vendit të votojnë pro themelimit të Gjykatës Speciale, pasi sipas tij, në të kundërtën do ta themelojë OKB-ja.

Engel në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për shënimin e 25-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 tha se Gjykata Speciale duhet të formohet nga institucionet e Kosovës, pasi nëse themelohet nga OKB-ja do të jetë shumë problem për Kosovën, pasi ka vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Gjykata Speciale është detyrim ndërkombëtar i shtetit të Kosovës, dhe si shtet i pavarur, Kosova duhet ta kaloj atë, përndryshe do të jetë OKB-ja ajo që do të vendosë për këtë çështje”, u shpreh Engel.

Ka shumë gjëra për të cilat tha se duhet të bëhen në Kosovë, si sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit, zhvillimi i ekonomisë. “Dua të shoh demokraci, sundim ligji”, u shpreh Engel. “Prej zemre e dua Kosovën dhe do ta keni mbështetjen time gjithmonë”, tha ndër të tjera kongresmeni. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/engel-nese-kosova-nuk-e-themelon-gjykaten-speciale-e-themelon-okb-ja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala