Energjia elektrike ende problem për bizneset kosovare

Autori:Gazeta Fjala

Barrierat dhe pengesat me të cilat përballen bizneset gjatë zhvillimit të aktivitetit të tyre ditore

përbëjnë aspekte të ndryshme dhe janë të lloj-llojshme. Ndër vështirësitë më të shpeshta me të

cilat ballafaqohen bizneset në aktivitetin e tyre ditore operacionale është rryma elektrike,

infrastruktura e keqe, konkurrenca jo lojale, mungesa e sundimit të ligjit, si dhe niveli i lartë i

taksave. Mungesa e furnizimit me energji elektrike ka penguar në masë të madhe konkurrencën e

ekonomisë kosovare. Pothuajse të gjitha anketat e bëra me biznese kanë identifikuar furnizimin e

pasigurt të energjisë elektrike si njërën prej pengesave kryesore në zhvillimin e tyre. Republika e

Kosovës ballafaqohet me reduktime të ashpra të rrymës, përderisa qëndron në rezervat e treta të

linjitit në Evropë. Furnizimi me energji elektrike është përmirësuar dukshëm viteve të fundit,

52.5% e bizneseve janë deklaruar se energjia elektrike është stabile ose nga gjithsej 250 biznese

të anketuara 134 janë shprehur se nuk kanë probleme të mëdha me energjin elektrike., si jo

stabile kanë deklaruar rreth 46.4% dhe kryesishte në qytete të cilat me teritor janë larg nga

Obiliqi, vendi ku prodhohet energjia elektrike.

 

Problemet më të mëdha me furnizim stabil me energji elektrike i ka regjioni i Podujevës 23

biznese kanë probleme me furnizim me energji elektrike, pastaj edhe regjioni i Prishtinës ka

probleme të vogla me furnizim me energji elektrike edhe regjioni i Mitrovicës dhe i Pejës kanë

probleme të theksuara me furnizim stabil të rrymes. Regjioni i Prizrenit ka stabilitet të furnizimit

me energji elektrike nga gjithsej 30 biznese të anketuara vetëm 4 biznese kanë deklaruar se kanë

probleme, ndërkaq pjesa tjetër janë të kënaqura me furnizimin me energji elektrike.

Regjioni që ka furnizim më stabil të energjisë elektrike është Prishtina me gjithsej 72 biznese nga

120 sa janë anketuar, pastaj Prizreni me 11 biznese Podujeva me 17 dhe Mitrovica e Peja me nga

16 përkatësishtë 15.

Si jo stabile Prishtina prin për nga numri i bizneseve që janë ankuar me furnizim stabil të

energjisë elektrike. Pastaj Podujeva, edhe regjioni i Mitrovices për shkak të investimeve të vogla

në rrjetin e distribuimit ka probleme serioze me furnizim stabil, qyteti i Mitrovicës ka

përmirësim të furnizimit me energji, ndërkaq regjioni i Prizrenit ka vetem 4 biznese të cilat kanë

deklaruar se kanë probleme me furnizim me energji.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/energjia-elektrike-ende-problem-per-bizneset-kosovare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala