Endriti nxënësi më inteligjent në Kosovë

Autori:Zekirja Shabani

Endrit Balaj nga fshati Varosh i komunës së Ferizajt doli i pari në garën e Inteligjencës “Eureka 2”, nga 15 nxënës-fitues sa ishin gjithsej.

Në etapën finale e cila u mbajt sot në mëngjes, morën pjesë 260 nxënës të klasave të 9-ta, ku matën inteligjencën e tyre në përmes kësaj gare që është organizuar në gjimnazin “Hasan Nahi” në Prishtinë.

Fituesi i parë fitoj një laptop, ndërsa çmimet e tjera kanë qenë nga më të ndryshmet, deri tek fituesi i 15 i cili fitoj një shumë prej 50 eurove.

Në këtë garë, e cila në këtë vit u mbajt për të dytën herë radhazi, kanë marrë pjesë gjithsej 2 mijë nxënës të klasave të 9-ta nga 25 komuna të Kosovës, të cilët u sfiduan me test logjik dhe nga lënda e matematikës.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë premtoi se kjo garë tash e tutje do të bëhet traditë e rregullt e shoqërisë kosovare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/endriti-nxenesi-me-inteligjent-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala