Ende s’dihet kush gjuajti me armë në gjinekologji (VIDEO)

Autori:Avdyl Pajaziti

Nga parku i vogël që gjendet prapa klinikës gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare, u shkrepën plumbat plumbat që arritën edhe në dhomat e repartit ku qëndrojnë foshnjat e porsalindura, transmeton Klan Kosova.

Krismat ishin dëgjuar nga gratë që ishin në dhomë dhe nga motra kryesore.

Ende nuk dihet se kush ka shtënë me armë dhe as arsyeja, por janë gjetur gëzhojat e plumbave që depërtuan në klinikë.

Ndërsa, policia ka deklaruar se ende nuk ka të arrestuar lidhur me këtë rast.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ende-sdihet-kush-gjuajti-me-arme-ne-gjinekologji-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala