Ende prezente mungesa e terapive në Onkologji

Autori:Avdyl Pajaziti

Për çdo ditë në korridoret e Institutit të Onkologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës shihen pacient të shumë të prekur nga sëmundja e kancerit. Mosha e tyre vërehet të jetë prej 18 e deri në 70 vjeç, që për çdo ditë presin korridoreve të Institutit Onkologjik për aplikimin e terapive të ndryshme.

Shpesh ndodh që këto terapi mungojnë, ndërsa çmimi i tyre është i lartë. Vetëm një terapi e quajtur Herceptin, për një pacient në barnatoret private kushton rreth 1600 deri në 1650 euro.

“Herceptina është një ilaç që ne duhet me e ble për të afërmin ton. Këtu nuk po ka të tillë, e pa të pacienti nuk bënë asesi me qëndru. Në barnatoret private ai po kushton 1600 euro e dikund edhe 1630 euro” , ka thënë Nexhat Gashi, familjar i pacientit. E për Institut të Onkologjisë pacientët po ankohen se në të nuk po ka as citostatik.

Nga ana tjetër zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë theksojnë se që nga janari i këtij viti SHSKUK pjesë e të cilit është edhe QKUK-ja, ku përfshihet edhe Onkologjia furnizohet vet me barna, pasi që kjo kompetencë i është dhënë SHSKUK-së nga MSH-ja për menaxhim, raporton Indeksonline.

“MSH-ja, prej janarit furnizon me barna vetëm Kujdesin Parësor Shëndetësor apo QKMF-të në Komuna, jo QKUK-në dhe spitalet”, ka thënë për Indeksonline Faik Hoti, zëdhënës në MSH.

Ai ka bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë disa herë ka siguruar disa lloje të citostatikëve nga donator të ndryshëm, me qëllim që QKUK-së t’i kursehen mjete dhe me to të ketë mundësi të blejë barna për pacientët që kanë nevojë.
“MSH ka siguruar disa lloje të citostatikëve nga donator të ndryshëm, për disa vjet, me qëllim që QKUK-së t’i kursehen mjete dhe me to të ketë mundësi të blejë barna për pacientët që kanë nevojë, duke ditur që nevojat janë shumë më të mëdha se sa mundësitë financiare që i ka buxheti për barna i QKUK-së dhe spitaleve të tjera”, ka thënë ai.

Indeksonline ka provuar që të kontaktoj me Institutin e Onkologjisë, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.
Ndërkaq brenda një dite në Institutin e Onkologjisë aplikohen deri në 200 terapi të herceptinës, ndërsa përgatitja e saj kërkon përkushtim dhe mbrojtje fizike.

Sëmundja e kancerit prek të gjitha organet e trupit. Doktorët thonë se më shumë se çdo gjë tjetër këtyre pacientëve iu duhet mbështetja morale.

S.A ka disa vite që përballet me këtë sëmundje ka një porosi për të gjithë pacientët e tjerë të prekur nga kjo sëmundje.
“E di që është e rëndë kjo sëmundje. E që populli ka frikë prej saj. Por vetëm me vullnet mund të kalohet. Duhet ta kesh mendjen e shëndosh dhe prej saj qëndron dhe trupi i shëndosh”, ka rrëfyer ajo./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ende-prezente-mungesa-e-terapive-ne-onkologji/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala