Emrat për bordin e AKP, së shpejti në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se së shpejti do t’i sjellin Kuvendit të Kosovës, emrat e anëtarëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të cilës së bashku me bordin, do të shpjegojë keqpërdorimet eventuale në Kombinatin Trepça.
Mustafa duke iu përgjigjur deputetit Bekim Haxhiut, se menaxhmenti po bënë shkelje ligjore, derisa bordi nuk është funksional, tha se nuk mundëm të flas për atë se çka ka ndodhë në Kombinatin Trepça sepse është Agjencia Kosovare e Privatizimit ajo që duhet të vie në Kuvend dhe të raportojë.
“Jemi vonuar me bordin e agjensionit, do ta bëjmë shpejt dhe pastaj ai bord dhe menaxhmenti duhet të flas për ato veprime që janë bërë dhe çdokush do të jap përgjegjësi “, ka thënë Mustafa.
Kurse, sa i përket ligjit dhe strategjisë për Trepçën, Mustafa ka thënë se po punojnë me ekspert ë ndryshëm në mënyrë që ato të jenë sa më të përshtatshme për vendin tonë.