Emrat e veteranëve të Fondit “Vendlindja Thërret” (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Listës së veteranëve të UCK-së që iu njihet statusi iu kanë shtuar edhe 120 persona nga Fondi “Vendlindja Thërret”.

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të dëshmorit të kombit, invalidit dhe veteranit ka publikuar edhe listat e personave që iu njihet statusi i veteranit dhe pjesëtarit, si dhe atyre që iu është refuzuar statusi i veteranit nga Fondi “Vendlindja Thërret”, i cili ka vepruar në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së.

Në bazë të këtyre listave janë edhe 120 veteran që iu shtohen veteranëve të tjerë të cilëve deri tash u është njohur ky status, pastaj janë 712 persona të cilëve u është njohur statusi i pjesëtarit dhe 464 persona që u është refuzuar statusi i veteranit.

Për t’i parë këto lista klikoni këtu:

kliko këtu

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/emrat-e-veteraneve-te-fondit-vendlindja-therret-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala