Emrat e të arrestuarve në aksionin e sotëm policor

Nga aksioni i sotëm i policisë, ku Njësia Speciale bastisi njërin nga lokalet e Pallatit të Rinisë, tanimë janë në kërkim tre persona.
Adem Grashtica, Afrim Borovci dhe Artan Sejdiu janë duke u kërkuar nga Policia e Kosovës.
Indeksonline merr vesh se menaxheri i lokalit të bastisur, Baron, është arrestuar pasi dyshohet të jetë sekseri i fajdeve.
Ndryshe, Indeksonline sot ka raportuar e para nga vendi i ngjarjes në orët e hershme të mëngjesit për bastisjen në Pallat të Rinisë.