Emocionuese|Viktima qarosi vrasësin 5 minuta para se ai t’ ia merrrte jetën

Autori:Zekirja Shabani

Familja Shabani dhe Azemi nga Aqareva e Skenderajt, kanë shtrënguar duart të shtunën në mesditë, duke i dhëne fund hasmërisë.

Fadil Shabani ka falur gajkun e të birit të tij Valdet Shabanit, i cili gjeti vdekjen me 17 gusht të këtij viti, si pasojë e një zënke me një bashkëmoshatar të tij, raporton Gazeta Fjala.

Një incident që filloi si rrëzim duarsh mes dy shokësh, përfundoi me vdekjen Valdetit, 17 vjeqar  afër shkollës së fshatit, ku të shtunën u mbajt ceremonia për faljen e gjakut.

Babai i viktimës tha se po e ben këtë për hirë të Zotit, miqve dhe atdheut.

Ai tha se ky popull ka pas mjaft vuajtje dhe lotë duke shpresuar që ngjarje si kjo të mos përsëriten.

Shabani rrëfeu edhe nje detaj mjaft emocionues.

“Biri im 5 minuta para se të vdiste qarosi vrasësin e tij me pije. Kush e ka imagjinuar që do të ndodhë kështu”, u shpreh ai derisa mundohej të mbante veten nga lotët./Gazeta Fjala/

aqareve aqa

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/emocionueseviktima-qarosi-vrasesin-5-minuta-para-se-ai-t-ia-merrrte-jeten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala