Emiratet i japin Kosovës donacion 22 milionë euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe përfaqësuesi i sheikes Fatima bint Mubarak të Emirateve të Bashkuara Arabe, Saeed Eid Al Ghafli, nënshkruan sot në Abu Dhabi marrëveshjen për një donacion prej mbi 22 milionë eurosh për ndërtimin e një Spitali të ri Pedriatik-Kirurgjik në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Në ceremoninë e nënshkrimit të pranishëm ishin edhe ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani dhe Drejtoresha e Autoritetit Shëndetësor të Abu Dhabit, Maha Taysir Barakat.

Presidentja Jahjaga theksoi se ky spital tejet i nevojshëm për shëndetin e fëmijëve do të ndihmojë që të përmirësohet përkujdesja për fëmijët e Kosovës.

Presidentja falënderoi në emër të popullit të Kosovës Lartmadhërinë e Saj për këtë ndihmë zemërgjerë për fëmijët e Kosovës, duke u zotuar që kjo klinikë do të mbaj me krenari emrin e saj.

10373778_818596391562839_6335343777528571659_n

Klinika e re do të fillojë të ndërtohet gjatë verës së këtij viti dhe pritet që projekti i tërësishëm i spitalit të përfundojë brenda një viti.

Projekti përfshin specializime në shërbime shëndetësore të porsalindurve, ortopedi, neurologji, urologji, endokrinologji, kardiologji, onkologji, hematologji, dhe mjekësi emergjente.

Presidentja Jahjaga po qëndron për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjatë ditës së djeshme, ajo arriti marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe EBA, që shënon një faqe të re dhe shumë të rëndësishme të marrëdhënieve bilaterale, në interes të ndërsjellë në fusha të ndryshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/emiratet-i-japin-kosoves-donacion-22-milione-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala