Emigrimi vazhdon

Autori:Avdyl Pajaziti

Emigrimi i kosovarëve drejt BE-së nuk ka të ndalur. Trafikantët po u marrin atyre nga 1500 € për person, për t’i dërguar me vetura nga Subotica në Austri. Përpos kosovarëve, këtë rrugë po e ndjekin edhe shtetas të Shqipërisë që kanë ndalesa në BE dhe shtetasit turq.

Ndonëse zyrtarë të Qeverisë së Kosovës pohojnë se emigrimi i kosovarëve drejt BE-së tashmë është një “histori”, pasi që, siç thonë ata, aktualisht nuk ka qytetarë që po ia mësyjnë ilegalisht BE-së nëpërmjet territorit të Serbisë.

Megjithatë, në Suboticë e thonë të kundërtën. Sipas tyre, emigrimi i kosovarëve është duke vazhduar, ndonëse normalisht me raste më të rralla. /zeri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/emigrimi-vazhdon/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala