Emigrantët shqiptarë me çadra në Manchester (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Shqiptarë që kërkojnë azil ekonomik kanë mbërritur dhe në Britani. Së bashku me lituanezë e polakë, shqiptarët janë kthyer në problem për autoritetet londineze pasi çadrat e ngritura pranë Universitetit të Manchesterit në anë të rrugës dhe stacionit të trenit kanë zaptuar një shesh të madh.

Këshilli i qytetit të Mancesterit tha se po punon për akomodimin e rreth 50 personave të Europës Lindore që po përballojnë të ftohtin nën çadra.

Plot 20 tenda janë ngritur në këtë zonë ku po emigrantet jetojnë prej disa ditësh. Kalimtarët dhe banorë pranë tyre shprehen se nuk ndihen komod përballë kësaj situate.

Azilkerkuesit shqiptar ne Manchester

“Nuk e kuptoj si nuk e ka zgjidhur këshilli i qytetit këtë problem me kohë. Aty nuk kalon dot, ata të shohin me vështrime agresive, të hedhin fjalë. Duken si njerëz xhungle dhe ambienti aty ngjan si Xhungel. Çdo gjë e bëjnë aty pranë çadrave. Janë pamje të tmerrshme jo vetëm për ne, por dhe për vizitorët e qytetit”, shprehen disa persona të marrë në intervista.

Azilkerkuesit shqiptar ne Manchester

Një zëdhënës i këshillit bashkiak të qytetit shpjegon se punonjës të bashkisë kanë ndihmuar emigrantët.

Azilkerkuesit shqiptar ne Manchester

“Kanë shkuar tek të pastrehët dhe u kanë ofruar ndihmë, qoftë dhe strehim, ilace dhe ndihmë në forma të tjera. Por disa prej tyre nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me ne. Ne jemi duke i ndihmuar, duke iu ofruar një akomodim të përkohshëm deri në një zgjidhje përfundimtare” tha zyrtari i Bashkisë.

aa21

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/emigrantet-shqiptare-me-cadra-ne-manchester-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala