Emigrantët shqiptarë hidhen nga trageti për të mos u kthyer në atdhe

Autori:Avdyl Pajaziti

2 emigrantë klandestinë shqiptarë kanë gjetur vdekjen në ujërat e Detit të Veriut për të shmangur rikthimin në Shqipëri nga autoritetet britanike. Artur Doda, 24 vjec gjeti vdekjen pasi u godit nga helika e tragetit, ndërsa Leonard Isufaj, 27 vjec u mbyt në ujë.

Të dy shqiptarët u hodhën nga Stenna Britanica, një nga tragetët më të mëdhenj në botë, vetëm 500 metra larg bregut britanik, distancë kjo shumë e vështirë për t’u përshkruar edhe nga notarët profesionistë nga prania e rrymave të forta në ujë.

Klandestinët shqiptarë kishin hyrë në Britani një vit më parë nëpërmjet një kamioni mallrash, së bashku me 13 klandestinë të tjerë, pa dijeninë e shoferit. Operacioni kërkimor ishte intensiv, por trupat u gjetën pa jetë./shqiptarja.com

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/emigrantet-shqiptare-hidhen-nga-trageti-per-te-mos-u-kthyer-ne-atdhe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala