Emigrantët rrugëve të Preshevës (Foto)

Skena të tilla mund të shihen çdo ditë nëpër rrugët e Preshevës.
Siç ka mësuar presheva.com, vendi i pritjes ku emigrantët presin në radhë për tu pajisur me dokument nga policia do të zhvendoset komplet në stacionin hekurudhor të Preshevës.
Dy tendat e vendosura nga Kryqi i kuq pas stadiumit të qytetit do të zhvendosen në ish godinën për përpunimin e duhanit në stacionin hekurudhor, ku po bëhen përgatitjet dhe kushtet ku emigrantët do të pajisen edhe me dokumente të cilat momentalisht i marrin në stacionin policor.