Emërime të parregullta në Gjykatën Kushtetuese

Autori:Avdyl Pajaziti

Organi më i lartë i drejtësisë në Kosovë, Gjykata Kushtetuese ka bërë emërime të punëtorëve në kundërshtim me vendimin e punës që kryejnë.

Auditori i Përgjithshëm ka gjetur nga 35 mostra të testuar, në 10 prej tyre, titulli i vendit të punës në akt emërim nuk përputhet me titullin e vendit të punës në listën e pagave.

“Kjo mospërputhje mund të krijon paqartësi në mes të koeficientit të pagesës dhe detyrave të punës që i ushtrojnë. GJKK ka ndërmarrë veprime disa herë për t‟i eliminuar këto dobësi, mirëpo MAP-i ende nuk ka arrit t‟i përmirësoj ndryshimet në sistemin e pagave. Rreziku Kjo mospërshtatje mund të rezulton me pagesa jo adekuate për vendet e punës dhe me koeficient joadekuat”, thuhet në raportin e Auditorit.

Auditori ka rekomanduar sekretari i Përgjithshëm duhet të vazhdoj komunikimin me Ministrinë e Administratës Publike (MAP) për të siguruar se titujt e pozitave në listat e pagave (payroll) janë në pajtueshmëri me atë të Akt emërimeve për secilin të punësuar. /ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/emerime-te-parregullta-ne-gjykaten-kushtetuese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala