Eliminohet mundësia e keqpërdorimit të përgjimeve në Ligjin e ri

Autori:Avdyl Pajaziti

​Komisioni për integrime evropiane ka proceduar për tek komisionet e përhershme parlamentare Projektligjin për përgjimin e telekomunikimeve.

Anëtarët e Komisionit në mbledhjen e mbajtur të premten, njëzëri kanë përkrahur versionin e këtij projektligji, i cili kanë thënë të jetë ndryshe nga dy format e para të tij, të cilat i ishin kthyer Qeverisë. Projektligji është version i tretë që është sjell në Kuvend.

Dy format e tij të para, që ishin proceduar në Kuvend, ishin konsideruar skandaloze dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Për këtë arsye përfaqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë kishin kërkuar nga Qeveria garanci që drafti i këtij projektligji i hartuar e i ndryshuar nga ta, të mos ndryshohej dhe si i tillë të procedohej në Kuvend.

Kryetarja e Komisionit për integrime evropiane, Teuta Sahatqiu, ka thënë se ata e kanë proceduar Projektligjin me disa ndryshime.

Sipas saj, Projektligji në fjalë ka eliminuar të gjitha format e përgjimeve që do të mund të keqpërdoreshin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/eliminohet-mundesia-e-keqperdorimit-te-pergjimeve-ne-ligjin-e-ri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala