Eliminimi i një qeni endacak në Prizren 81euro, në Prishtinë 31

I pari i Prizrenit, Ramadan Muja, duke se i ka shpallur luftë serioze qenëve endacak. Ai vetëm për eliminimin e një të tillë ka paguar hiq me pak se 81 euro. Derisa, trajtimi dhe eliminimi i 700 qenëve endacak kësaj komunë i ka kushtuar 56 mijë e 700.
Por, ky shpenzim nga Auditori Gjeneral është konsideruar si tepër i larët. Në një krahasim të bërë, Auditori ka treguar se të njëjtin proces e ka kryer komuna e Prishtinës me vetëm 31 euro.
“Komuna kishte lidhur kontratë për eliminimin e qenve endacak. Procesi i parë i tenderimit ishte anuluar për shkak të mungesës së dy operatorëve të përgjegjshëm. Gjatë procesit të dytë të tenderimit ishte paraqitur vetëm një ofertues i cili kishte fituar kontratën në vlerë 56,700 euro. Kjo kontratë parashihte eliminimin e 700 qenve dhe përmbante dy pozicione”.
- Për zënien, transportin, grumbullimin, përkujdesjen dhe qëndrimin e qenve në strehimore, me çmim prej 61€ për qen; dhe
- Për aplikimin e eutanazisë, groposjen dhe dezinfektimin e sipërfaqes, me çmim prej 20€ për qen.
“Ne kemi vërejtur që operatori ka faturuar çmimin total prej 81€ për çdo qen të zënë. Kjo kosto për qen paraqitet mjaft e lartë krahasuar me koston prej 31€ për qen që shpenzon Komuna e Prishtinës”, ka thënë Auditori në raport.
Komuna nuk kishte kryer ndonjë proces formal për vlerësimin e situatës dhe nevojave për këtë shërbim dhe nuk posedon dëshmi të mjaftueshme për formën e trajtimit të qenve të kapur. Për më tepër, është i pakuptimtë fakti që Komuna ka planifikuar shumën e njëjte për këtë shërbim për katër vite me radhë, duke konsideruar që numri i qenve do të mbetet i njëjte gjatë viteve./Gazeta Fjala/.