Selimi: Kosova do të jetë një dhuratë për ditëlindjen e UNESCO’s

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendësministri i Jashtëm Petrit Selimi, ka thënë se këtë vit, Kosova mund të bëhet një dhuratë e veçantë për ditëlindjen e UNESCO’s.

Ai ka thënë se UNESCO këtë vit festoon 70 vjetorin e themelimit dhe se gjasat e mëdha, janë që Kosova të jetë një “dhuratë për UNESCO’n”.

“Është një fazë shumë e ndjeshme procedural ku do të vendoset edhe formalisht a hynë apo jo Kosova në agjendë. Serbia me aleatë po mundohet të na pengojë. Shpresoj se kjo fazë do të përfundojë. Më 21 apo 22 tetor votohet rezoluta. Një muaj më vonë ndodhë edhe verdikti final për Kosovën. UNESCO është kategori e vecantë dhe shpresoj se bash sivjet kur UNESCO festoon 70 vjetorin e themelimit, të jemi një dhuratë e mirë për ditëlindjen e UNESCO’s”, ka thënë Selimi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/elimi-kosova-do-te-jete-nje-dhurate-per-ditelindjen-e-unescos/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala