Elhaida Dani, ndër pesë më të mirat në Eurovizion

Autori:Avdyl Pajaziti

Përpos dëshirës së mirë për të triumfuar ose pozicionimit tek tre vendet e para, mediat e huaja e rendisin Elhaida Danin ndër pesë më të mirat në Eurovizion. “Dielli ka vdekur por Elhaida Dani është prapë gjallë!”.

Me këtë citim e ka hapur shkrimin blogu i njohur “WiWiBloog”, ku tregon se këngëtarja shqiptare ka arritur një sukses të madh në videon e saj të fundit “I’m Alive”, kënga përfaqësuese në Eurovizion.

Videoklipi në fjalë është cilësuar nga ky site si një ndër më të realizuarat dhe shanset janë shumë të mira. Sipas “WiWiBloog”, këngëtarja është votuar nga audienca e Eurovizion, duke e futur në pesëshen më të mirë të këtij kompeticioni.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/elhaida-dani-nder-pese-me-te-mirat-ne-eurovizion/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala