Elbasan Arena është gati

Edhe pak orë na ndajnë nga sfida e shumëpritur Shqipëri-Armeni, e vlefshme për eleminatoret e “Euro 2016”. “Elbasan Arena” është gati të presë jo vetëm futbollistët e të dy ekipeve por edhe mijëra tifozë që do të mbërrijnë nga të gjitha trojet shqiptare.
Stadiumi ka bërë përgatitjet e fundit dhe gjithçka duket në perfeksion për një sfidë që pritet të dhurojë shumë emocione, transmeton Portali Albeu.
Shqipëri-Armeni starton në ora 18:00.