El Chapo plagoset, por i shpëton operacionit të policisë

Autori:Gazeta Fjala

Baroni i drogës në arrati, El Chapo është plagosur në fytyrë dhe në këmbë teksa i shpëtoi një tjetër operacioni të policisë meksikane për kapjen e tij, konfirmojnë burimet zyrtare.

Operacioni u zhvillua në veriperëndim të Meksikës ditët e fundit, por pak detaje janë bërë të ditura. Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo kreu i kartelit të Sinaloas, u arratis nga burgu i sigurisë së lartë në korrik nëpërmjet një tuneli./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/el-chapo-plagoset-por-i-shpeton-operacionit-te-policise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala