Ekspozon kallashin në Facebook, arrestohet

Autori:Avdyl Pajaziti

Një person nga Mitrovica është arrestuar të martën pasi që i njëjti kishte publikuar në Facebook fotografi me armë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njësiti policor ka konfiskuar armën e llojit AK-47 me dy karikator dhe 11 fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ekspozon-kallashin-ne-facebook-arrestohet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala