Ekspozohen mollat vendore në sheshin e Prishtinës

Në “Ditët e Mollës në Prishtinë” u promovuan varietetet e mollës dhe vjelja e suksesshme nga kultivuesit kryesorë të rajoneve të ndryshme të Kosovës.
Prodhuesit ekspozuan mollët e tyre të cilësisë së lartë të njohura si ekstra klasë.
Promovimi nxori në pah varietetet e reja të mollës që po kultivohen aktualisht në Kosovë.
Zëvendësshefi i USAID – it Majk De Lla Rosa vlerësoj lartë pemëtarinë e zhvilluar në Kosovë, i cili tha se USAID ka mbështetur me 14 mijë fidanë pemëtarët në vlerë rreth 500 mijë euro vetëm në vitin e fundit.
Ai tha se importi i mollës mund të mposhtët vetëm duke zhvilluar pemëtarinë në Kosovë.