Eksploatuesit e zhavorrit në komunë të Pejës shkatërrojnë shtratin e Lumëbardhit

Autori:Gazeta Fjala

Në disa pjesë rurale të territorit të Komunës së Pejës po shkatërrohen shtrati dhe rrjedha natyrore e Lumëbardhit nga eksploatuesit legalë e ilegalë të zhavorrit.

Pasojat nga ky degradim dhe shkatërrim i shtratit të Lumëbardhit më së tepërmi po i godasin banorët e fshatrave Gllaviçicë, Ramun, Vragoc dhe Leshan, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në fshatin Gllaviçicë është i koncentruar numri më i madh i eksploatuesve të zhavorrit. Banorët e këtyre fshatrave janë ankuar në nivel qendror dhe lokal, porse nuk ka ndodhur asnjë reagim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/eksploatuesit-e-zhavorrit-ne-komune-te-pejes-shkaterrojne-shtratin-e-lumebardhit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala