Ekspertët ndihmojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Autori:Zekirja Shabani

Ekspertë nga Finlanda dhe Estonia po punojnë së bashku me personelin mësimdhënës të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe ekspertët e fushave të Agjencive të Sigurisë Publike për “Forcimin e mëtejmë të arsimimit publik në Kosovë”.

Kjo po bëhet në kuadër të projektit për binjakëzim i cili do të ketë tri komponentë; trajnim profesional,  programi bachelor i sigurisë publike dhe Instituti për Hulumtim.

“Më këtë projekt synohet mbështetja e dispozitave  të arsimit me cilësi të lartë në fushën e sigurisë publike në Kosovë,  duke forcuar kapacitetet trajnuese të AKSP-së dhe të gjitha Agjencitë e Sigurisë Publike. Për më tepër, projekti synon forcimin e programit Bachelor  në Akademi me qëllim të përmbushjes së plotë të standardeve të Bashkimit Evropian  dhe ato ndërkombëtare”.

Ky projekt do të fillojë nga tetori i këtij viti ku do të zgjasë tri vite (2015 – 2018)  dhe do të ketë koston 1.4 milion euro.

Ndryshe  në vitin e kaluar ka përfunduar projekti dy vjeçar i binjakëzimit nga programi IPA-së i cili ka rezultuar me programin studimor  katër  vjeçar bachelor  të akredituar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë gjegjësisht nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës.

Realizimi i të gjitha këtyre proceseve, bëri të mundshëm që në Akademi të themelohet Fakulteti i Sigurisë Publike në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ekspertet-ndihmojne-akademine-e-kosoves-per-siguri-publike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala