Ekspertët: E panevojshme thirrja për t`iu shmangur vendeve të frekuentuara

Autori:Avdyl Pajaziti

Të panevojshme e kanë quajtur ekspertët e sigurisë thirrjen që Policia e Kosovës u ka bërë qytetarëve për kujdes të shtuar nga rreziku i sulmeve të mundshme terroriste.

Sipas tyre, nuk ka rritje të shkallës së rrezikshmërisë në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Kurse partitë opozitare e kanë akuzuar Qeverinë se këtë po e bëjnë me qëllim për të nxitur panik te opinioni para manifestimit dhe protestës së thirrur për të shtunën, më 28 nëntor.

Qeveria e Kosovës të hënën gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurisë së Kosovës ka kërkuar nga organet e sigurisë shtimin e masave të sigurisë si përgatitje për mbrojtje nga kërcënimi apo sulmet eventuale terroriste. Krahas kësaj, policia u ka kërkuar qytetarëve që t`u shmangen vendeve të frekuentuara, si: koncertet, ndeshjet sportive, stacionet e autobusëve, qendrat tregtare e të tjera.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ekspertet-e-panevojshme-thirrja-per-tiu-shmangur-vendeve-te-frekuentuara/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala