Ekskluzive: ROSU nesër në veri

Autori:Avdyl Pajaziti

Njësitë elite të Policisë së Kosovës ROSU bashkë me EULEX-in dhe zyrtarë tjerë ligjor do të ja mësyjnë të mërkurën Zupqit në Zubin Potok, në vendin ku në vitin 2011 u vra polici Enver Zymberi.

Gazeta Fjala mëson se në këtë vend të gjitha njësitë do të rikonstruojnë ngjarjen e vrasjes së policit të ndjerë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Fjala edhe Astrit Kolaj nga Prokuroria e Shtetit. Ai nuk ka dhënë shumë detaje për këtë ngjarje.

Enver Zymberi, u vra më 26 korrik 2011 kur konvoji me të cilin udhëtonte ai, u sulmua rrugës për në pikën kufitare Porta 31./GazetaFjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/eksluzive-rosu-neser-ne-veri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala