Ekskluzive: UÇK u kthye në Kumanovë për ti nxjerrë 3 bashkëluftarë

Autori:Zekirja Shabani

Tre ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kishin mbetur deri para pak qastesh në Kodrën e Trimave në Kumanovë, nga mëngjesi kur edhe kishin filluar luftimet në këtë vend.

Pjestarë të UÇK-së kanë konfirmuar për Gazetën Fjala se një grup është kthyer për ti nxjerrë nga luftimet ushtarët e mbetur në Kumanovë.

“Asnjë pjestar nga radhët tona nuk janë dorzuar. 3 prej tyre kanë mbetur atje por edhe ata janë nisur tash për me i nxerr. Ata të cilët janë arrestuar janë civil”, thotë ky pjestar për Gazetën Fjala.

Sipas tij, Qeveria e Maqedonisë ka përhapur dezinformata se janë arrestuar pjestarë të UÇK-së.

“Këtë situatë e kanë inskanuar shteti Maqedon për arsye se ata e humbën luftën në ora 11, e për tu nxerr ata me fitore kanë vazhdu me popullatë, e për ti mbuluar vrasjet e tyre në popull civil ata i kanë paraqitur si UÇK edhe civilët. Kështuqë nga pjestarët e UÇK-së s’ka as të vrarë as të dorëzuar, veç të plagosur dy persona dhe askush tjetër”, ka thënë ai për Gazetën Fjala.

Sipas tij, “beteja” e Kumanovës i është dedikuar “Komadantit Harun Aliu që u vra 5 vite më parë me Xhafer Shalën në Radushë të Shkupit. Dhe kjo luftë ka pasur me ndodhë me datën 12, pikërisht në datën kur u vranë Komadant Harun Aliu me 12.05.2010 në Radush të Shkupit”, ka thënë ai./Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ekskluzive-uck-u-kthye-ne-kumanove-per-ti-nxjerre-3-bashkeluftare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala